Starton sot ‘Big Brother VIP’! Zbulohen emrat e dy opinionistëve

0
108

Mbrëmjen e sotme starton ‘Big Brother VIP’. U zbuluan ditën e djeshme emrat e personazheve VIP që do jenë pjesë e edicionit, ndërkohë që ditën e sotme janë bërë të ditur dhe dy opinionistët. Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari janë dy personat që do të ndajnë mendimet për sjelljen e 14 personazheve që do të jenë në shtëpinë më të famshme për 100 ditë.

“Opinionistët janë dy figura shumë të njohura, të spikatura por jo në këtë rol. Asnjëherë! Pra, nuk kanë qenë kurrë opinionist në një reality-shoë. Do kem kënaqësinë që ta ndaj skenën, formatin, rrugëtimin me Arbër Hajdarin dhe Balina Bodinakun. Të dy të shkëlqyer në fushat respektive që jam e sigurtë që do t’i japin më shumë vlerë këtij formati.”- tha Arbana për ‘Top Channel’.

Ilir Shaqiri, Elhaid Cufi, Fifi, Arjola Demiri, Ardit Cuni, Semi Jaupaj, Romeo Veshaj, Monika Lubonja, Sabian Medini dhe mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, Beniada janë disa prej banorëve të shtëpisë që pret të hapë dyert mbrëmjen e sotme, ndërkohë që emrat e tjerë do zbulohen pas disa orësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here