Grabitja e 3 milion Euro në Rinas/ PD dhe LSI kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

0
152

PD dhe LSI kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë pas ngjarjes së grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit. Në deklarata të ndara, Paloka për PD dhe anëtari i Komisionit të Sigurisë për LSI, të dyja partitë e kanë vlerësuar ngjarjen si shumë të rëndë.

Luan Rama i LSI rikujtoi masat shtesë që Ministria e Brendshme kishte deklaruar një ditë para grabitjes.

Edi Paloka: Prtia Demokratike i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të kryejë një hetim të shpejtë e të plotë pasi është cënuar rëndë siguria kombëtare e vendit. Partia Demokratike i kërkon Presidentit të Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, e të bëhet çdo analizë e të dalë çdo përgjegjësi për këtë krim të rëndë, që e ka nxjerrë vendin tonë të rrezikuar e të pasigurtë, pikërisht në kohën e kërcënimeve të mëdha të terrorizmit.

Luan Rama: Ngjarja është shumë e rëndë, duhet të nxirren përgjegjësitë. Do të kërkojë që sot të mblidhet menjëherë Komisioni i Sigurisë. Presidenti të mbledhë menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Ministria e Brendshme deklaroi masa shtesë të sigurisë, banditët vjedhin një ditë më pas në pistën e Rinasit!

Ndërsa demokratët duke e parë ngjarjen në aspektin politik, tregojnë me gisht dy përgjegjës, ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin. Pas ngjarjes sipas selisë blu, fshihet një zyrtar i lartë.

Edi Paloka: Pa dorën, pa bashkëpunimin e një shefi të madh, asnjë grabitës sdo të mund të bënte atë që bëri dje. Kjo e shumëfishon alarmin për gjendjen e rendit dhe sigurisë.

Depueti i LSI ka edhe një apel për kryeministrin Rama për të marrë masa.

Luan Rama: Kryeministri të marrë masa për të gjithë institucionet përgjegjëse! Vjedhja në pistën e Aeroportit të Rinasit, papërgjegjshmëri për sigurinë kombëtare! Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHISH dhe Prokuroria të bashkëpunojnë për zbardhjen e ngjarjes!

Pritet vendimarrja e Presidentit të Republikës për të thirrur ose jo Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka qenë në muajin nëntor të vitit të kaluar ku është diskutuar nga rreziku i sulmeve terroriste dhe ku ka qenë i pranishëm edhe kreu demorkat Lulzim Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here