Aktori Florian Binaj bën thirrjen publike: Nesër të gjithë të protestojmë kundër padrejtësive që na bëhen, dhe mos të na trajtojnë si skllevër

0
130

Aktori i mirënjohur i humorit, Florian Binaj ka bërë thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë qëtë jenë të pranishëm në proestën që organizohet të mërkurën kundër rritjes së çmimëeve të naftës dhe të produkteve të tjera.

Sipas tij, tashmë kupa ishte mbushur dhe po derdhet, ndërsa shprehet se shoqëritë që nuk ngorhen në protesta për padrejtësitë që u bëhen, kthehen në skllevër të sistemit.

Aktori, Florian Binaj

‘Unë do dal të protestoj të mërkurën në orën 17:00 përballë kryeministrisë për të gjitha padrejtësitë që bëhen në Shqipëri prej më shumë se 30 vitesh, nga të gjitha qeveritë me rritjen e çmimit të bukës, naftës, gazit, dritave, jetesës pa i mbrojtur asnjë institucion. Kupa ka kohë që është mbushur dhe po derdhet madje, Por shoqëritë që nuk çohen të protestojnë për padrejtësitë që u bëhen, nuk janë më një shoqëri por skllevër të sistemit. Eja dhe ti!‘- shkruan aktori në rrjetin social ‘Instagram’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here