Gazetari Andi Bushati, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Bushati tha se kreu i PD-së, Lulzim Basha, sillet si një njeri i kapur peng dhe e trajton bazën e partisë “si një turmë idiote”.
“Ajo që është thënë publikisht është teza që mbron Berisha. Që ka një plan amerikan që e ka Bashën peng. Pengun e kanë etiketuar me çështjen e lobimit amerikan, Këtë nuk e di, nuk kemi fakte që dosja e lobimit rus, me para të paditura nga PD, mund te jetë kapur në Amerikë dhe i bëhet shantazh Bashës.
Por ajo që kam me deduksion është se Basha po sillet si njeri i kapur peng. Historia fillon tek e zgjedhjet lokale. Tha nuk do të lejojmë zgjedhje moniste. Opozita që kishte djegur mandatet, bojkotoi zgjedhjet dhe kishte slogan që i bën këto gjëra se me Edi Ramën nuk bën dot zgjedhje. Si mund të kesh bërë këtë sakrificë dhe me garancinë e një ambasadori të ulesh në tryezë me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin? Pra duket se kemi një garant që e kap Bashën për veshi dhe e detyron të bëjë gjëra që nuk do ti bënte.
Pavarësisht qëndrimit që mund të kemi për Berishën, në momentin që ai u shpall non-grata, duhet të jesh idiot të mos kuptosh që kjo ishte goditje për të përçarë opozitën. Basha u bë zgjatim i kësaj lëvizje. Faktet ja ku janë.
Po të shohësh diskurin që Basha u ka mbajtur militantëve të vet, është ti trajtosh si një turmë idiote. I thua, e përjashtova Berishën, sepse kam parë një gjë që ju nuk e dini, por duhet të më besoni mua. Tjetra, nuk ju pyeta sepse doja ta mbaja për vete.
Pastaj, po mos ta merrja unë vendimin, do të ndodhte një gjë e tmerrshme. Pra, janë një kope me budallenj dhe një njeri i ndritur që di cdo gjë. Si mund të kërkosh mbështetje më këtë qorr-pamësi?
Nesër Edi Rama mund të thotë, nuk do të bëj zgjedhje, do të bëhem vetë kryeministër, sepse di ca gjëra që nuk i dinë këta të opozitës, kështuqë ma lini mua këtë punë”, tha ndër të tjera Bushati.