PD feston 23-vjetorin e themelimit, Berisha: Të rrëzojmë neobllokmenët

0
142

Berisha-ne-Qytetin-StudentiIsh-kryeministri Sali Berisha dhe lideri historik i së djathtës shqiptare uroi dje të gjithë demokratët për 23 vjetorin e themelimit të PD-së. “Një grup studentesh me në krye liderin e lëvizjes studentore Azem Hajdari, – tha Berisha, – intelektualë dhe punonjës të Tiranës, themeluan më 11 dhjetor të vitit 1990 Partinë e parë opozitare të vërtetë në historinë e Shqipërisë”. Ai tha se Partia Demokratike u themelua si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore, tregut të lirë, interesit kombëtar dhe integrimit euroatlantik dhe evropian të Shqipërisë, ndërsa kritikoi qëndrimet e Kryeministrit të sotëm Edi Rama për qëndrimet e mbajtura ndaj proceseve integruese të vendit dhe vendimet e marra në fushën ekonomike dhe më gjerë.

“Në 23 vite ajo ia doli të përmbyse me votën e lirë diktaturën hoxhiste, të garantojë liritë dhe të drejtat njerëzore, të ndërtojë në Shqipëri ekonominë e tregut të lirë, e cila është nga me të paktat që i rezistoi krizës. Partia Demokratike mbrojti me vendosmëri çështjen kombëtare, sot Kosova është e lirë dhe e pavarur dhe shqiptarët jetojnë të lirë kudo që janë. PD në këto vite u dëshmua lokomotive e integrimit. Ajo anëtarësoi Shqipërinë në KE, në NATO, garantoi lëvizjen e lirë dhe mori dy vite me radhë rekomandimin për statusin e vendit kandidat, të cilin e bllokoi dhe po e bllokon Edi Rama.

Ky 23-vjetor fton demokratët të ngrihen fuqishëm kundër regjimit të neobllokmenëve që po zëvendësojnë shtetin ligjor me shtetin policor dhe sistemin demokratik me sistemin kleptokratik. Gëzuar ditën e themelimit të PD dhe pluralizmit politik në Shqipëri! Nder përjetë atyre që themeluan PD! Gëzuar! sb”, – ka shkruar një ditë më parë në rrjetin social në “Facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërkaq, Partia Demokratike pritet të festojë ditën e enjte edhe 23-vjetorin e themelimit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency