Cristiano Ronaldo jep lajmin e trishtë, humb njeriun e afërt

0
88

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo ka humbur një person të afërt në një moshë të re.

Këtë lajm të hidhur e ka dhënë vetë portugezi përmes një postimi në “Instagram” duke treguar se bashkëshortja e një miku të familjes së tij ka ndërruar jetë papritur.

CR7 ka ngushëlluar publikisht mikun e tij dhe i premton se do t’i qëndrojë afër ashtu si në çdo vështirësi të tyre.

“Ka raste kur gjithçka zë vendin e dytë, përfshirë edhe futbollin,” ka shkruar Ronaldo.

Përsa i përket jetës së tij profesionale, kujtojmë se para disa ditësh futbollisti firmosi kontratën me Manchester United, duke u rikthyer në shtëpinë e tij të vjetër. Ishte vetë klubi anglez që njoftoi rikthimin në Old Trafford të Ronaldo-s. Klubi anglez njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Juventusin për transferimin e lojtarit, i cili kishte shprehur dëshirën për të mos vazhduar në Itali.

Futbollisti dhe familja e tij u rikthyen në “shtëpinë e vjetër” dhe u vendosën në një vilë luksoze.

Përveç luksit të madh, klubi i Manchester United, madje i siguroi sulmuesit një ekip sigurie prej gjashtë personash që do të patrullojë pronën gjatë gjithë kohës.

Pavarësisht të gjithave, futbollisti vendosi që të largohet nga vila luksoze me vlerë prej 6 milionë paund për një arsye paksa të çuditshme.

“The Sun” shkruan se këtë vendim ai e mori pasi ishte i shqetësuar nga zhurma e deleve që kullotnin në pronën ngjitur.

Sipas mediave të huaja, Cristiano Ronaldo së bashku me familjen tij janë zhvendosur në një vilë tjerër, me vlerë 3 milion paund.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here