Reforma në drejtësi! KLGJ pengon Kontrollin nga Publiku të Integritetit të Kandidatëve Potencial për Gjyqtar Suprem.

0
82

Me ane te nje statusi ne fb drejtoria e Open Data Albania dhe gazetaria e njohur Aranita Brahaj denoncon faktin se KLGJ qe duhej te ishte nje institucion i hapur per publikun, ben pikerisht te kunderten.Me poshte statusi i plote shoqeruar nga faktet

Censurohen Aktet për Vlerësim, Kanditim dhe propozim të Anëtarëve në Gjykatën e Lartë

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit pengon Kontrollin nga Publiku të Integritetit të Kandidatëve Potencial për Gjyqtar Suprem. Censuron identitetin e kandidatëve duke penguar transparencën. I shmanget llogaridhënies për cilësinë, korrektësinë dhe drejtësinë e Vendimeve.
Nga KLGJ janë publikuar 9 akte për procesin e vlerësimit, pikëzimit dhe vendimmarrjes, Akte të Këshillit për tre kandidat per anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Për secilin Proces dhe kandidat potencial KLGJ censuron të dhënat.
Gjyqtarët e Lartë janë funksionarë të lartë publik. Ata paguhen me para të taksapaguesve dhe po marrin detyra pas një procesi Reforme në Drejtësi që synon rritjen e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Censurimi pengon llogaridhënien e institucionit, transparencën për procesin, shënon regres të aksesit në informacion që lidhet me sistemin e drejtësisë. Ky lloj censurimi komprometon cilësinë e punës dhe integritetin e institucionit Këshilli i Lartë Gjyqësor. KLGJ është i vetmi institucion që aplikon censurën në aktet e saj për promovim të individëve në sistemin gjyqësor.
Aktet e Censuruara në kundërshtim me Legjislacionin për Akses në Drejtësi janë si vijon:

3 vendime për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë te kandidateve:
VENDIM Nr. 112 i KLGJ datë 27.02.2020
http://aksesdrejtesi.al/…/1583163823Vendim-Nr.112-date-27.0…

VENDIM Nr. 111 i KLGJ datë 27.02.2020
http://aksesdrejtesi.al/search…

VENDIM Nr. 110 i KLGJ datë 27.02.2020
http://aksesdrejtesi.al/search…
( Kandidatet i kane lëne anonim)

Vendimet për renditjen e kandidatëve që konkurrojnë për në Gjykatën e Lartë:
VENDIM Nr. 108 i KLGJ datë 27.02.2020
http://aksesdrejtesi.al/search…

VENDIM Nr. 109 i KLGJ datë 27.02.2020
http://aksesdrejtesi.al/search…

VENDIM Nr. 107 i KLGJ datë 27.02.2020
http://aksesdrejtesi.al/search…
( Kandidatet i kane lënë anonim)

Vendimet për për vlerësimin dhe pikëzimin përfundimtar te kandidatëve që konkurrojnë për në Gjykatën e Lartë:
VENDIM Nr. 106 i KLGJ datë 27.02.2020
http://aksesdrejtesi.al/search…

VENDIM Nr. 105 i KLGJ datë 27.02.2020
http://aksesdrejtesi.al/search…

VENDIM Nr. 104 i KLGJ datë 27.02.2020
http://aksesdrejtesi.al/search…

AIS promotor i transparencës përmes të dhënave të hapura, shpreh shqetësim për këtë proces mbyllje të Institucionit, proces për të cilin do të duhet të vihet në lëvizje edhe Institucioni i Komisionerit për të Drejtën e Informimit.
Censurimi i disa vendimeve shënon edhe standard të dyfishtë. Kështu institucioni nuk ka censuruar emra të Kryetar apo Kancelar të Gjykatave të Posaçme në vendimet e javëve të fundit, por censuron emra të Kandidatëve të përzgjedhur për Gjyqtar të Gjykatës së Lartë.

Burimi 

Aranita Brahaj

Open data albania

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here