“Nuk reagon njeri “/ Lapaj: Do dal vetëm të protestoj për çmimin e bukës!

0
109

Avokati Adriatik Lapaj ka reaguar për rritjen e çmimit të bukës.

Në një postim në rrjete sociale, Lapaj shpreh shqetësimin se nuk ka asnjë reagim për rritjen e çmimit të bazës ushqimore.

“Po mendoj të dal të protestoj për çmimin e bukës. Do dal vetëm,” shkruan avokati.

Postimi i plotë:

“PËR ÇMIMIN E BUKËS

Nuk reagon njeri për bukën. Buka është hall i atyre që nuk mund të reagojnë.

Po mendoj të dal të protestoj për çmimin e bukës. Do dal vetëm. Do shoh sa të tjerë do bashkohen. Po e mendoj seriozisht të dal të protestoj për bukën.

Më duket e tmerrshme se si rritet çmimi i bazës ushqimore të atyre që barkun s’e mbushin dot dhe nuk ka reagim…”

Buka po kushton më shtrenjtë në xhepat e qytetarëve si pasojë e rritjes së çmimit të miellit në treg.

Furrat po i shesin artikujt e tyre me 5 deri në 20 lekë më shumë ndërkohë që ata që nuk kanë ndryshuar çmimin, kanë ulur peshën e bukës. Tregtarët thonë se kjo situatë vjen nga prodhimi i ulët i grurit në vend dhe rritja e çmimit me 600 lekë për KV në tregun ndërkombëtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here