Tracey Curtis- Taylor, aventurierja britanike që pilotoi 13 milje

0
146

 

1Tracey Curtis- Taylor, aventurierja britanike 53-vjeçare ka përmbushur  fluturimin e saj epik 13 mijë milje nga Britania drejt Australisë. Me avionin e saj të 1942, Boeing Stearman Spirit of Artemis, u nis nga Farnboroguh, Hampshire në tetor. Ajo ndoqi gjurmët e pioneres së fluturimit Amy Johnson në vitet 1930, e cila fluturoi në 23 vende dhe bëri 50 ndalesa. Pasi u ul në Sidnej, Tracey shkruan në Tvvitter se është fundi i një “aventure të madhe”. Duke folur për AFP-në pas udhëtimit të saj tre mujor, Curtis- Taylor bëri shaka duke thënë se ‘i duhet të pijë diçka’. “Të pilotosh diçka të tillë, të nivelit të ulët, në gjysmën e botës duke parë vendet më të njohura, gjeologjike, etj., është pamja më e mirë në botë. Është aventura më e mirë në botë”, ka thënë 53-vjeçarja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency