EMRAT/ Ja kush e rriti çmimin e bukës për shqiptarët

0
341

Autoriteti i Konkurrencës ka nxjerrë fajtore për rritjen e çmimit të bukës pesë kompani të importit të miellit, e megjithatë ka vendosur të mos i ndëshkojë me gjobë.

Sipas Autoritetit, arsyeja e rritjes së çmimeve vjen për shkak të sjelljes së bashkërenduar midis ndërmarrjeve Agro Blend SHPKBloja SHAMiell Tirana SHAAtlas SHA dhe Atlas Mills SHPK.

Por kush janë pronarët e kompanive që kanë bashkërenduar veprimet duke caktuar çmimin e shitjes, dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal?

Një pjesë e tyre nuk janë të panjohur për publikun.

Administratori i Agro Blend SHPK është Fiqiri Ismalili, ish-kryebashkiaku për katër mandate i Partisë Demokratike në Vorë.

Bashkëpronarë në këtë kompani është edhe Hava Ismaili, dhe biznesmeni Luan Beta.

MIELL TIRANA është një tjetër kompani aksionare, e akuzuar si pjesëmarrëse “në kartelin” e rritjes së çmimit të miellit. Kjo kompani ka administrator Enea Hysa, dhe një numër të madh anëtarësh bordi e aksionarësh, ndër ta Viktor Nushi, Olta Ibrahimi, Tatjana Polo.

ATLAS MILLS dhe ATLAS SHA, janë dy kompanitë e tjera. Atlas Mills administrohet nga Dervish Domi dhe një tjetër kompani BESNIKU shpk. Ajo që bie në sy është se kompania “BESNIKU Sh.P.K” është me administrator Besnik Myftari. Kompania e Besnik Myftarit rezulton i kallëzuar nga AKU në vitin 2018 për deklarim të shifrave të gabuara të nivelit të proteinave në miell.

BLOJA është firma tjetër me administratorë biznesmenin e njohur Fuad Haxhiymeri dhe anëtarë Agron Haxhiymeri, Edlira Haxhiymeri, Silvana Hakcani dhe Lefteri Kushta si dhe me një numër të madh aksionerësh.

E megjithëse AK thotë që zbuloi shkelje të ligjit të konkurrencës, tre anëtarë votuan KUNDËR gjobitjes së këtyre kompanive që shkaktuan rritjen e çmimit të bukës. Ata janë Leida Matja, Adriana Berberi dhe Denar Biba.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here