Ekzekutimi i Bejtjas, Bardhi: Lidhja e politikës me krimin e organizuar, s’i lë policët të jenë garantë të jetës së qytetarëve

0
61

Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar për vrasjen e Gentjan Bejtjas pasditen e sotme në Fushë-Krujë.

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se atentatet mafioze të përsëritura janë një rrezik i vazhdueshëm për qytetarët. Sipas tij, lidhja e politikës me krimin e organizuar po ua pamundëson profesionistëve të policisë që të jenë garant për jetën e qytetarëve.

Rendi dhe siguria publike ka marrë përmasa dramatike gjatë muajve të fundit. Atentatet mafioze që përsëriten çdo ditë janë një rrezik permanent për jetën e qytetarëve.

Është e papranueshme që profesionalizmi në strukturat e sigurisë të zëvendësohet me propagandën bajate të Ministrit të Brendshëm. Lidhja e politikës me krimin e organizuar po i pamundëson profesionistëve në Polici të jenë garant të jetës së qytetarëve. Anarkia, krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshmëria e qytetarëve në vitin 2024”, -shkruan Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here