Ja faktoret qe percakton ish-zyrtari i KE-se per integrimin e Shqiperise ne BE

0
152

 

Ish-presidenti i Asamblesë Parlamentarë të KE, politikani holandez Rene Van der Linden ka folur sot nga Korça ku është takuar më kryetarin e Bashkisë Sotiraq Filo për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Van der Linden tha se Shqipëria duhet të bëjë detyrat e shtëpisë dhe se integrimi varet pikërisht nga vullneti i vendit për të ecur para.

 

 

“Integrimi i Shqipërisë në BE varet nga dy faktorë: së pari nga vetë ju. BE nuk do të ketë më zgjerim, por secili vend duhet të vetëkontrollohet. Ju keni bërë përparim në drejtim të shtetit ligjor dhe ekonomisë. Europa është në situatë të vështirë. Sot Europa përfaqëson ekonominë më të madhe. Italia nuk mund ta ndihmojë veten duke rritur borxhet. Por unë jam optimist për bashkëpunim të vendeve të Europës edhe falë presidentit Trump dhe vullnetit politik të vendeve europiane”, tha politikani holandez.

Van Der Linden (2)

Për sa i përket mosbesimit nga vendi i tij për Shqipërinë, Van der Linden tha se në fund të këtij procesi është e sigurt që asnjë vend i vetëm i BE nuk mund të bllokojë anëtarësimin e një vendi tjetër.

“Jemi në fillim të procesit dhe sigurisht që kjo do të marrë më tepër kohë. Për Shqipërinë është e rëndësishme perspektiva e të qenit anëtare e BE dhe Shqipëria duhet të ecë hap pas hapi në drejtim të integrimit.

Shqipëria është vend që i përket Europës. Gjithashtu Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Bashkimi Europian ka kushte shumë më të forta se Këshilli i Evropës dhe Shqipëria duhet të bëjë detyrat e shtëpisë ashtu si duhet dhe këtë e them si një mik i Shqipërisë”, theksoi ai.

Van Der Lindën, do të marrë sot nga Bashkia e Korçës titullin “Qytetar Ndëri”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here