Kur shesin Sali Berishën, sa mendohen me të shit ty, demokrat…?

0
155

 Nga Gent Strazimiri

Nuk ka një “çështje Berisha” në PD!

Ka një ÇËSHTJE EKZISTENCIALE PËR PD DHE DEMOKRATËT:

* qëndrimi ndaj NJERIUT TË NDERSHËM, të shitur për interesa të ulta!

Sali Berisha është thjesht ilustrim i saj.

– Nuk ka një “hall të Sali Berishës” në PD!

Ka një ÇËSHTJE EKZISTENCIALE PËR PD DHE DEMOKRATËT:

* qendrimi ndaj DEMOKRATIT PA KOMPROMIS, të shitur për interesa të ulta!

Sali Berisha është thjesht ilustrim i saj.

– Nuk ka një “siklet Sali Berisha” në PD!

Ka një ÇËSHTJE EKZISTENCIALE PËR PD DHE DEMOKRATËT:

* qëndrimi ndaj pro-amerikanizmit historik, të papërsëritshëm, të palëkundur, të shitur për interesa të ulta, nga njerëz që vetëm pro-amerikanizmit nuk po i kontribuojnë.

Sali Berisha është thjesht ilustrim i saj!

– Nuk ka një “pengesë Sali Berisha” për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri!

Ka një ÇËSHTJE EKZISTENCIALE PËR PD DHE DEMOKRATËT:

* qëndrimi ndaj “Ardian Dvoranit kampion demokracie” dhe eshtrave të martirëve të shitura për pazare të ulta.

Sali Berisha “minues demokracie” ështe thjesht ilustrim i saj!

Sali Berisha, nëse do kishte një “hall” a “siklet”, do ishte fshehur si të gjithë ata “memecë” që u bëjnë bisht kamerave, gazetarëve, madje edhe demokratëve e, që recitojnë vetëm tekstin që vjen me whatsapp…

Sali Berisha, si çdo njeri i ndershëm, demokrat i palëkundur, pro-amerikani “par excelence”, ka zgjedhur përballjen në rrugë gjyqësore, jo fshehjen e as retorikën politike…

ÇËSHTJA EKZISTENCIALE e PD është BETEJA JOTE DEMOKRAT I PALËKUNDUR, NJERI I NDERSHËM, ANTI-KOMUNIST, PRO-AMERIKAN që në gen!

Sali Berisha është thjesht ilustrim i saj!

Kur guxojnë të shesin Sali Berishën, sa sekonda mendohen me të shit ty?

KAQ!

#qëndro_në_këmbë_demokrat

#asnjë_hap_pas

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here