VIDEO/ Arrestohen grabitësit e çifteve tek kodrat e Liqenit në Tiranë. Ja pamjet

0
242
Katër adoleshentë janë arrestuar për grabitje të ndodhura në zonën e liqenit artificial në Tiranë. Burime nga policia thanë se adoleshentët janë përgjegjës për të katër grabitje me dhunë.

Kanë qenë oficerët e Komisariatit të Policisë numër 1, ata që kanë finalizuar operacionin “Mesnata”, gjatë të cilit janë arrestuar:

E. Gj., 15 vjeç, banues në Tiranë

K. H., 17 vjeç, banues në Tiranë.

E.M., 16 vjeç, banues në Tiranë

A. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë

Këta adoleshentë janë autorë të ngjarjeve të ndodhura në datat:

8.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “IPhone 7”, shtetasit L. R.

8.10.2017,  kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “Samsung S5”, shtetasit K. Gj.

10.09.2017 , kanë vjedhur me dhunë, aparatet telefonik të markave “Samsung S7 EG” dhe  “IPhone 5S”, shtetasve T. H. dhe R. C.

14.06.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “Samsung Galaxy S6”, shtetases E. G.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:

Një “IPhone 7”, në pronësi të shtetasit L. R.

Një “Samsung S 5”, në pronësi të shtetasit K. Gj.

Një “Samsung S 7 EG”, në pronësi të shtetasit T. H.

15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Një krehër pistolete pa fishekë.

Një kaçavidë me ngjyrë blu të cilën e përdornin për të bërë vjedhjet.

Dosjet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për akuzat ‘vjedhje me dhunë’, e kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhim dhe mbajtje e lëndëve narkotike’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here