Berisha thirrje delegatëve: Mblidhni firmat për Kuvendin Kombëtar, Basha grabiti forumet

0
79

Ish-Kryeministri Sali Berisha i drejtoi një thirrje nga Durrësi delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD që të nisin mbledhjen e firmave për të mbledhur forumin më të lartë të kësaj partie.

“U ftoj ju, të dashur miq, të angazhohemi në një dialog mes të gjithëve demokratëve.

Ne do e bëjmë këtë Kuvend, në radhë të parë për të sanksionuar norma dhe standarde për rolin tuaj. Duhet të jeni ju që do zgjidhni me votën tuaj kandidatët për kryetarë bashkie, këshilltarët tuaj, deputetët tuaj, sepse këtë e kërkon maturia e demokracisë në këto 30 vite. Kjo është praktika më e suksesshme në vendet më të zhvilluara të botës.

Kuvendi do sanksionojë se kur një kryetar nuk mund të grabisë pushtetin e forumeve, dhe në momentin e parë që e bën atë, ai automatikisht nuk është më kryetar.

Do mbledhim Kuvendin edhe për t’u afruar shqiptarëve alternativën që ata e kanë jetike. Deri më sot ata kanë vetëm një alternativë: largimin në rrugët e botës. Jo, ne do ofrojmë alternativën tonë.

E duam Kuvendin që të bashkohemi me të gjithë demokratët që rezistuan në kohërat më të vështira, me të gjithë demokratët që kanë transformuar Shqipërinë si kurrë ndonjëherë, me të gjithë demokratët që këto tetë vite, derdhën lumenj djerse por u shkelmuan sepse pengu kishte probleme të tjera dhe jo interesat tuaja dhe jo kombëtare. Me të gjithë të rinjtë, intelektualët, grupet e tjera shoqërore, që e duan Shqipërinë një vend të besueshëm dhe shpresëdhënës.

Ndaj ftoj delegatët e Kuvendit që të firmosin për të respektuar veten e tyre, për një mision të ri të forcës që i përkasin. Të mbledhin Kuvendin, të miratojmë platformat dhe ta bëjmë PD-në nj forcë politike sovrane dhe të besueshme, e cila ecën e sigurt drejt zgjedhjeve të ardhshme,” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here