Anxhela Peristeri mungoi në dasmën e Erik Lloshit, ja arsyeja pse nuk mori pjesë!

0
104

Erik Lloshi dhe Anxhela Peristeri janë komentuar së fundmi për një raport të prishur miqësor, sidomos pasi kjo e fundit mungoi në dasmën e këngëtarit.

Në një intervistë për “Treshat”, Lloshi bëri të ditur se Anxhela, ashtu sikurse edhe disa kolegë të tjerë, e kishte të pamundur të merrte pjesë në dasmën e tij për shkak të angazhimeve profesionale. Kësisoj, i hodhi poshtë zërat për një miqësi të përfunduar.

“Unë dhe Anxhela Peristeri kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi miq shumë të ngushtë. E dua shumë si shoqe dhe si kolege, por mbi të gjitha si mikeshë.

Arsyeja pse Anxhela Peristeri, Aurel Thëllimi dhe disa shokë të tjerë të ngushtë nuk kanë qenë prezentë në dasmë ishte se kishin dhënë datat e tyre një vit më parë në punë dhe nuk i anulonin dot.

Kjo është përgjigja për të gjitha portalet që kanë shkruar. Nuk ka asnjë sherr mes meje dhe Anxhela Peristerit, për këtë të jeni të sigurt”-ka thënë Lloshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here