Kim Mehmeti mbështet protestën e nesërme kundër faljes së detit

0
213

Intelektuali shqiptar në Maqedoni Kim Mehmeti është pro protestës që do mbahet nesër para kryeministrisë.

Mehmeti nga rrjeti social facebook u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë dhe jo vetëm, ti bashkohen protestës në mënyrë që ta ndalojnë Ramën për ti dhënë detin Greqisë.

“Duke mbrojtur partitë dhe pushtetarët, harruam si mbrohet atdheu! Dhe na mbërtheu verbëria që nuk na lë të shohim rininë e pashpresë që i braktisë tokat e të parëve, duke i lënë ato si kopshte pa rojtarë e pa pronarë! Me çka “Shqipëritë’ tona po bëhen pronë e pushtetarëve të cilët, duke mos mundur të gjejnë blerës për ne, ‘shesin’ tokat dhe ujërat e shqiptarisë, pa na e treguar ‘çmimin’ e shitjes! Dhe kështu, ishim dhe mbetëm popull të cilin, o e dëbojnë nga vendlindja, o ai vetë e braktisë atë! Popull të cilit, o ia grabisin tokën e detin, o pushtetarët e tij i shesin dhe i dhurojnë ato!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here