Tërmet në Greqi, me madhësi 3.3 të shkallës Rihter në ishullin Nisyros

0
91

Një tërmet me madhësi 3.3 të shkallës Rihter ka rënë ditën e sotme në ishullin Nisyros të Greqisë. Protothema shkruan se tërmeti ra në orën 11:50 të mesditës. Thellësia e tërmetit ishte 17.9 kilometrash.

Fatmirësisht nga tërmeti nuk janë raportuar dëme në materiale dhe as njerëz të lënduar. Ndërkohë që sizmologu Gerasimos Papadopoulos e karakterizon aktivitetin sizmik të muajve të fundit në zonën e Nisyros dhe Tilos si shqetësues.Ai ka thënë se sizmiciteti i vazhdueshëm është shkak për shqetësim dhe meriton të rivlerësohet, duke theksuar se rreziku i një tërmeti tjetër të fortë nuk është zhdukur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here