Iu vranë prindërit në masakrën e Gjonomadhit, kush është 21-vjeçari që u doli dy vajzave me armë në rrugë

0
86

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Korçë, ku një 21-vjeçar kanosi me armë dy vajza.

Bëhet me dije se autori Donald Lato kishte të dashur 15-vjeçaren dhe se për arsye xhelozie ka kërcënuar atë dhe shoqen e saj 20-vjeçare.

20-vjeçarja para policisë është shprehur se dy të rinjtë ishin zënë dhe 15-vjeçarja me të dhe disa miq të tjerë kishin dalë, dhe kaq sipas saj ka mjaftuar që 21-vjeçari të dalë nga vetja.

Mirëpo burime për media bëjnë me dije se 21-vjeçari ka një të shkuar të hidhur pasi familja i është vrarë në masakrën e Gjonomadhit, ku mbetën viktima 4 persona, për shkak të tradhtisë. Ndërsa i riu është rritur nga gjyshja.

Policia është ende në kërkim të armës me të cilën 21-vjeçari kanosi dy vajzat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here