Falsifikimi i testeve PCR/ Mediumi zvicerian publikon raportin: Në Shqipëri çmimi ka shkuar në 800 franga

0
84

Vendet e Ballkanit po falsifikojnë test PCR për të shkuar në vendet e tjera pa asnjë pengesë. Këtë gjë e ka zbuluar një raport i gazetës Blick, i publikuar së fundmi. Sipas kësaj gazete çmimi i një testi të falsifikuar ka shkuar në 800 franga.

Sipas mediumit zvicerian në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut janë arrestuar, rreth 100 persona, të cilët falsifikonin teste. Gjithashtu bëhet e ditur se një laborator falsifikimi është “kapur” në Podujevë. Në këtë laboratorë, policia konfiskoi kompiutera dhe materiale, të cilët përdoreshin për falsifikim.

Kantoni i Cyrihut në Zvicër ka ndaluar një festival muzikor për shkak se kishte shumë njerëz me teste te rreme PCR, që hynin dhe dilnin nga vendi pa asnjë problem. Ndërkohë që më parë Interpoli paralajmëroi se falsifikimi i këtyre testeve do të bëhej nga kriminelë, të cilët përpiqen që të fitojnë para me anë të këtyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here