Tenderi i Unazës në SPAK: I paracaktuar, kritere në prokurimin me vlerë 130 milionë euro

0
94

Të gjitha lotet e ndërtimit të Unazës së Jashtme të Tiranës kanë hasur në probleme nga kompanitë që kanë interes për procedurën, ku përveçse kërkojnë sqarim për kriteret, kanë dorëzuar dosjet dhe në SPAK.

Madje duke e konsideruar se fituesi është paracaktuar.

Sipas dokumenteve që ka në dispozicion Struktura e Posaçme Antikorrupsion subjektet ankimuese akuzojnë se kërkesat e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë hartuar në mënyrë që tenderi të shkojë drejt një fituesi të paracaktuar.

Pra duke kufizuar pjesëmarrësit dhe rrjedhimisht duke shkuar drejt ofertuesit me vlerën më të lartë për shkak të mungesës së konkurrencës.

Në një prej shkresave u kërkohet Drejtorit të Rrugëve, Evis Berberi, sqarime për procedurat dhe kriteret.

Në një prej loteve ARRSH ka specifikuar se për të provuar kualifikimet akademike duhet të dorëzohet CV dhe referencë nga punëdhënësit e mëparshëm, ndaj kërkohet sqarim për mënyrën se si do të bëhet ky vlerësim, duke përmendur edhe emra subjektesh që kanë marrë shumë prej tenderave më të mëdhenj publikë.

‘Mbi çfarë kriteresh do të bëhet vlerësimi nga komisioni i referencave të punëdhënësve të mëparshëm? Mbi xhiron e tyre, numrin e të punësuarve, numrin e tenderave publikë që kanë fituar apo ndonjë kriter tjetër? A vlen më shumë një referencë e lëshuar nga Salillari apo Gjoka?’, thuhet në një prej ankesave.

Madje për të njëjtin tender kërkohet një numër minimal prej 300 punonjësish dhe për të fituar pikët maksimale për këtë kriter duhet që punonjësit të jenë banorë të zonës.

Ky kriter për ankimuesit është pa sens logjik dhe mund të përdoret vetëm për qëllime abuzive duke i dhënë pikët maksimale fituesit të paracaktuar pavarësisht vlerës së lartë të ofertës.

Por dhe numri i licensave për inxhinierët bën që të kufizohen pjesëmarrësit, ashtu dhe disponimi i kamionëve vetëshkarkues deri në 300 tonë, të cilët mësohet se e kanë pak kompani.

Tashmë do të jetë SPAK që do të japë përgjigje dhe për këtë pjesë, teksa ARRSH duhet të japë sqarime se përse janë vendosur këto kritere dhe a e kufizojnë konkurrencën.

ARRSH ka hapur 7 procedura tenderuese për lotet e mbetura të Unazës së Madhe, me një vlerë totale prej rreth 130 milionë eurosh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here