Malaj: Nëse do të bëjë shtet, Partia Socialiste duhet të ndajë pushtetin!

0
87

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj tha për Euronews Albania se qeveria e re socialiste nuk duhet ta mbajë të gjithë pushtetin për vete.

Z. Malaj solli në vëmendje vitet ‘97-2005 kur PS sipas tij krijoi një model të ndarjes së pushtetit me opozitën e kohës, me gjithë agresivitetin e saj, teksa tha se të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe PS sot.

“Nëse do të bëjë shtet PS, duhet të ndajë pushtetin. Duhet të ndajë pushtetin në institucionet kushtetuese, duhet ta bëjë këtë edhe në qeverisje.

Nëse Rama s’e ndan me PD pushtetin, ta ndajë me njerëz të mençur të vendit, që nuk është e thënë të jenë pjesë e PS, por të jenë njerëz me integritet dhe intelektualë të vendit, jo njerëz që vetëm tundin kokën duke e çuar qeverisjen drejt përkeqësimit”, tha z. Malaj.

Sipas tij, problemi më i madh i qeverisë së re është fakti se nuk ka asnjë përfaqësues jashtë politikës, përfshirë edhe ministren e re të Financave, ish-drejtoresha e Tatimeve e cila siç tha është një person i emëruar politikisht.

Malaj tha se politikat ekonomike të qeverisë Rama kanë qenë të gabuara, duke nisur nga gjobat e rënda e deri tek favorizimi i një grupi njerëzish pranë politikës.

“Të gjitha pushtet janë vënë në shërbim të Ramës. Paratë publike shkojnë në sa më pak duar, sa më pak politikanë dhe sa më pak oligarkë që gërryejnë ekonomikë”, tha z. Malaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here