17 Maji ose data e mëkateve!

0
287

Nga Gëzim Saliu

“Përsa më përket mua më lejoni të jem 100% me kryetarin e opozitës”. Kjo ishte deklarata e kryeministrit Rama në 17 maj të vitit 2017, pas tre orësh takimi kokë më kokë me Lulzim Bashën, ku ky i fundit për muaj me radhë ishte betuar para popullit opozitar se zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të kishte.

17 Maji është data që hyri në histori, si një marrëveshje që fundosi opozitën dhe i dha krah pushtetit të pakufijshëm të Edi Ramës, pasojat e së cilit po i vuajmë edhe sot në vitin 2022.

Në atë kohë, Kryetari  i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte iniciator i çadrës para Kryeministrisë, e cila qëndroi e hapur për 90 ditë me radhë. Në këtë aksion opozitar, u kërkua me këmbëngulje krijimi i një qeverie tranzitore që të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme. Por megjithëse kushtet për këtë kërkesë u krijuan që me paketën Mcalister, të cilën e negocioi veçanërisht  në atë kohë kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ishte pala e Bashës ajo që e refuzoi. Arsyet sot i kuptojmë më mirë. Nuk duhej një marrëveshje që të shpëtonte demokracinë, por kërkohej një pazar me kundërshtarin.

E megjithatë negociatat vazhduan dhe në to u angazhua në veçanti zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoit Brian-Ye. Ky i fundit gjeti një rrugë të mesme që palët të afroheshin, ndonëse dispozitat e marrëveshjes së nënshkruar më pas mes PD e PS treguan qartazi se zgjdhjet e 2017-ës ishi n shitur ne favor të pazarit të kryeopozitarit të kohës dhe ofiqarëve pranë tij.

“Kemi një marrëveshje bazuar në paketën Mcallister + të propozuar nga SHBA”, deklaroi Basha pas takimit kokë më kokë me Ramën.

Një ditë më pas u zbardh edhe marrëveshja e arritur ku nënvizohej se Partia Demokratike do të futej në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit në shkëmbim të shkarkimit të gjashtë ministrave të kabinetit aktual dhe të zëvendëskryeministrit Niko Peleshi.

Po ashtu u bë e ditur se opozita kishte pranuar të votonte organet e Vettingut ndërsa pika që la më shumë hije dyshimi ishte ajo për shkarkimin nga detyra të drejtorëve të kohës së  OSHEE-së, ALUIZNI-it, burgjeve, hipotekave dhe drejtorit të përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Se cila ishte lidhja e këtyre posteve, që për disa muaj i morën në dorë të deleguarit e Bashës, me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, vetëm kryeopozitari i asaj kohe mund ta shpjegonte.

E kështu pasi mbyllën pazarin, sëbashku socialistë e demokratë shkuan drejt zgjedhjeve. Çadra u çmontua dhe kryeministri tha se e lëshonte edhe me qira.

E më pas historia dihet. Një humbje e pashembullt e PD-së në zgjedhje, me një listë kandidatësh kryekëput interesash financiare dhe një rikonfirmim të Ramës në krye të qeverisë pa asnjë parti aleate. Kjo edhe në saj të ndihmës së vyer të Lulzim Bashës.

Por historia me 17 majin nuk mbyllet këtu, pasi kjo datë me sa duket e zgjedhur posaçërisht për mëkatet në kurriz të shqiptarëve, do të rikthehej si një makth në të gdhirë të 2020-ës. Në 17 majin e atij viti në orën 04:30 të mëngjesit  godina e Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental u rrethua nga fadroma dhe Forcat Speciale Policore. Rama realize planin të cilin e kishte ideuar në fakt që në vitin 2002 në mendjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës së atëhershëm.

Një muaj përpara shembjes kompania “Fusha” u tërhoq nga gara dhe Bashkia e Tiranës premtoi se teatri do të ndërtohej me para publike. Me një vendim qeverie teatri i kaloi Bashkisë dhe me një vendim të këshillit Bashkiak të mbajtur online në kushtet e pandemisë u vendos shembja e Teatrit Kombëtar, e cila u realizua në mënyrë tinëzare në orët e para të mëngjesit të datës 17 Majit 2020, duke finalizuar në këtë mënyrë përpjekjen 20 vjeçare të kryeministrit Rama për të përmbushur egon e tij personale.

Por edhe në këtë ‘mision të kryer’, Edi Rama pati ndhmën e vyer të opozitës, e cila edhe një herë u tregoi shqiptarëve se para interesave publike prevalonin interesat personale.

Çuditshëm në momentin kur fadromat iu afruan godinës , askush nga opozitarët nuk ndodhej në atë që cilësohej zakonshëm në oborrin e Teatrit si ‘turni i natës’, ndryshe nga çdo natë e mëparshme. Vetëm ajo pakicë artistësh e aktivistësh që refuzuan deri në fund paranë e pistë dhe rezistuan e u përballën me policinë, ishin pala që u gjend në vendnngjarje.

Edhe këtë herë betimi i kthyer në hit për batuta në rrjetet sociale i Lulzim Bashës ( kujto rastin më parë për Ruçin e Xhafaj) u rrëzua si kalaja prej rëre e ndërtuar në buzë të detit.

Nesër është sërish 17 Maj dhe në ‘tavë’ këtë herë është çështja e Presidentit të ri. Mos u habisni nëse dëgjoni për një ulje të papritur të palës pasuese te Bashës në parti në bisedime ‘intensive’ me Taulant Ballën. Madje as mos u surprizoni nëse nesër arrihet dakordësia për emrin e kreut te ri te shtetit, të cilin në fakt Rama e ka zgjedhur me kohë, por i duhet show me pjesëmarrjen e opozitës në proces.

17 maji është data e tyre!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here