Vrasja e Gazmend Çollakut, Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e Denis Shtrazës për lirim nga qelia

0
332

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar kërkesën e Denis Shtrazës për lirim nga qelia, duke e lënë atë sërish në burg. Shtraza, është personi i arrestuar për rrëmbimin e Gazmend Çollakut, i cili një ditë më pas u gjet i ekzekutuar buzë rrugës.

Vendimi është marrë në seancën e sotme, pasi trupa gjykuese shqyrtoi kërkesën e avokatit mbrojtës.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Denis Shtrazën, i cili akuzohet për vrasjen e shtetasit Gazmend Çollakut, më 6 janar të këtij viti.

Çollaku u rrëmbye me dhunë në mes të Durrësit e u gjet i vdekur në Krujë pak orë më vonë.

Sipas policisë, vrasja është kryer në bashkëpunim me ish –oficerin e policisë, Ervin Dalipaj. Prokuroria bëri me dije se në makinën e Dalipajt, që u ndalua natën e vrasjes së Çollakut kur ish–oficeri i policisë gjendej bashkë me Denis Shtrazën, u gjetën gjurmë gjaku, të njëjta me ato që u gjetën në duart e Çollakut.

Ekspertiza ka provuar se gjaku nuk është i viktimës Çollaku, por nuk është provuar ende nëse është i njërit prej dy të akuzuarve. Denis Shtraza u kap të premten duke tentuar të ikte nga Shqipëria, ndërsa Dalipaj është në arrati.

Ishte gjyqtarja Flora Hajredinaj e cila dha vendimin për masën e sigurisë për Shtrazën.

Ky i fundit nuk kishte pajtuar ndonjë avokat dhe për rrjedhojë gjykata i caktoi kryesisht avokatin Arben Peci.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency