Nis aplikimi/ Mësuesit, kush mund të aplikojë për një nga 1800 vendet e lira të punës

0
142

Testimi nis në 1 dhjetor. Kandidatët mund të aplikojnë vetëm në drejtorinë arsimore ku duan të japin mësim

mesues1 Duke filluar nga dita e djeshme deri në 27 nëntor, të gjithë mësuesit e rinj apo atë që janë pa punë mund të aplikojë për një nga vendet e lira të punës në të gjitha shkollat. Vendet e lira do të vijnë nga largimi i mësuesve që sot japin mësim pa diplomë dhe në total janë 1800. “Kjo nismë krijon një situatë të re që lidhet me cilësinë e burimeve njerëzore, duke mundësuar një skuadër mësuesish të dedikuar, që realisht do përcjellin cilësi, sipas parametrave që meritojnë fëmijët tanë, në çdo orë mësimi, në çdo shkollë të Shqipërisë. Përtej të qenit një proces transparent, është një proces që na largon nga keqmenaxhimi i burimeve njerëzore, duke mundësuar për çdo mësues që jo vetëm të ketë mundësinë të aplikojë për punësim, por përmes testimeve në çdo qark, realizojmë procesin e rankimit të gjithë aplikantëve duke bërë transparente cilësinë e tyre”, – tha ministrja Lindita Nikolla gjatë prezantimit të portalit mësues.arsimi.gov.al në Shkollën e Kuqe.

 

Kush ka të drejtë të aplikojë?

-Çdo individ i cili ka përfunduar studimet e larta në profilet e mësuesisë në institucionet e arsimit të lartë Brenda vendit ose jashtë. Për individët që kanë përfunduar studimet e tyre jashtë kërkohet ekuivalentimi i diplomës në përputhje me dispozitat ligjore.

-Çdo individ punëkërkues në zonën ku banon ose që shpreh interesin e tij për të kontribuar si vullnetar në zona të tjera të vendit.

-Çdo individ i cili aktualisht është në marrëdhënie pune provizore si mësues me kontratë.

 

Kur dhe si do të shpallen datat e provimeve?

Në periudhën 27 nëntor – 1 dhjetor do të publikohen në portal në rubrikën TESTIMI:

-Lista e individëve që do të marrin pjesë në testim

-Kalendari i testimeve sipas DAR/ZA-ve dhe profileve

-Ambientet e testimeve për çdo DAR/ZA

-Testimet e kandidatëve

 

Çfarë nevojitet për të pasur një formular të plotësuar saktë?

Çdo i interesuar duhet të ngarkojë gjatë plotësimit të formularit dy dokumente:

-Diploma universitare e nivelit më të lartë në profilin përkatës të mësuesisë

-Dokumenti identifikues që mund të jetë Karta e identitetit ose pasaporta personale

Një individ që dëshiron të aplikojë duhet të tregojë kujdes në plotësimin e këtij formulari pasi nuk ka të drejtë ta përsërisë atë pas konfirmimit të aplikimit

 

Kur do te fillojë testimi?

Testimi do të fillojë pas datës 1 dhjetor. Kalendari i testimeve sipas profileve dhe DAR-eve do të bëhet publik në ambientet e portalit

 

Sa ditë do të zgjasë procesi i testimit?

Për fazën e parë testimi do jetë në të njëjtën ditë në gjithë DAR-et.

 

Ku do të behet testimi dhe a kam të drejtë të zgjedh zonën e testimit pavarësisht vendbanimit tim?

Testimi do të behet në ambientet e përcaktuara nga Drejtoritë Rajonale, të cilat do të jenë të publikuara në ambientet e portalit. Gjatë plotësimit të formularit ju mund të zgjidhni vetë Drejtorinë Arsimore ku doni të zhvilloni testimin

 

Për çfarë do të testohem?

Testimi i të gjithë kandidatëve për testim do të jetë në përputhje me profilin e tyre. Orientimet në lidhje me testimet sipas profileve do të behën publike në ambientet e këtij portali.

 

Si do të bëhet rankimi i fituesve?

Rankimi i fituesve do të bëhet në përputhje me rezultatet e tyre për çdo DAR/ZA dhe referuar profilit sipas preferencës së parë të zgjedhur

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency