Navalny i bën thirrje Perëndimit nga burgu: Luftoni korrupsionin global, nxit trazira në botë

0
93

Opozitari rus, Aleksei Navalny, i ka bërë thirrje Perëndimit ta luftojë më fort korrupsionin global dhe t’i sfidojë liderët autoritarë pasi janë shkaku i krizave kryesore që po kalon bota.

Navalni po mbahet në një burg të sigurisë së lartë dhe mesazhin e tij e dha të enjten me një letër nga qelia, në 1 vjetorin e helmimit të tij gati fatal, që ai vetë dhe Perëndimi thonë se u planifikua nga shërbimi informativ rus.

Sipas kritikut të Kremlinit, korrupsioni u kthye në një ideologji universale pas fundit të Bashkimit Sovjetik dhe konfrontimit të madh mes shteteve.

“Regjimet që varen nga korrupsioni i bëjnë në mënyrë të përsorur gjërat më elementare. Sistemi gjyqësor, i cili është gjëja e parë që autokratët grabitës të kombit duan ta kenë nën kontroll, funksionon perfekt kur ka palë të interesuara për favore reciproke,” thotë Navalni në letrën e publikuar në mediet e huaja.

Kundërshtari i Kremlinit i cili u bë i njohur dekadën e kaluar për denoncimin e korrupsionit në Rusi, propozon pesë pika për ta mundur këtë fenomen në nivel global.

Së pari, të kryhet identifikimi i vendeve që inkurajojnë korrupsionin; këto vende të paguajnë një taksë korrupsioni; të ndëshkohen me sanksione individët dhe oligarkët e përfshirë; të krijohen instrumente dhe agjenci ligjzbatuese kundër korrupsionit dhe të mos lejohet përdorimi i ish-politikanëve perëndimorë që pas ryshfetit të dalin në krah të regjimeve të korruptuara.

Opozitari rus ftoi edhe bashkëqytetarët e tij që muajin e ardhshëm të mos paraqiten në zgjedhje për ta dëmtuar politikisht Kremlinin.

Lëvizja që ai drejton është shpallur ekstremiste dhe aleatët politikë të Navalnit nuk do të lejohen të marrin pjesë në garën e 17-19 shtatorit, të cilën Partia për Rusinë e Bashkuar e presidentit Vladimir Putin pritet t’i fitojë, pavarësisht se e nuk gëzon më popullaritetin e dikurshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here