UEFA zbulon kandidatët për çmimet e sezonit 2020/2021, Mancini dhe Jorginho në lojë prej Euro 2020

0
85

Roberto Mancini dhe Jorginho dy fituesit e kampionatit Europian me Italinë janë në mesin e kandidatëve për çmimin UEFA si trajneri dhe  lojtari më i mirë i sezonit 2020/2021. Tekniku italian do të duhet të luftojë me Pep Guardiola dhe Thomas Tuchel, finalistë të Champions Leage me Manchester City dhe Chelsea-n, ndërsa mesfushori do të përballet me shokun e skuadrës Ngolo Kante dhe mesfushorin e Manchester City-t Kevin De Bruyne.

Fituesit do të shpallen gjatë shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve 2021/22, të planifikuar për të enjten më 26 gusht në Stamboll. Mini listat e tre kandidatëve u përzgjodhën nga një juri e përbërë nga trajnerët e 24 skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2020, teknikët e 80 skuadrave që marrin pjesë në fazën e grupeve të edicioneve të fundit të Champions dhe Europa League dhe 55 gazetarë të zgjedhur nga grupi i Mediave Sportive Evropiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here