Rama kritikoi komisioneren e BE, por në fushatën e 2017 ai mori mbështetjen e Erdogan

0
115

Kryeministri Rama ishte kritik dje ndaj komisioneres për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriel, në një tryezë online të mbajtur nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

Kryeministri e cilësoi përfshirjen e saj si ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë në një fushatë zgjedhore. Por, nëse kthehemi pas në vite, kujtojmë se ka qenë vetë Kryeministri Rama që ka marrë pozicione ndaj zgjedhjeve, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, katër vjet më parë, ashtu dhe në zgjedhjet në Malin e Zi, në gusht të 2020, ku i kërkoi shqiptarëve atje të mbështesnin Gjykanoviçin, thirrje që e bëri në shqip dhe në serbisht përmes një videomesazhi.

Por, historike mbetet mbështetja që Kryeministri Rama i bëri katër vjet më parë kandidates demokrate Huillari Klinton në presidencialet amerikane, duke sulmuar si asnjëherë më parë kandidatin republikan, Donald Trump. Rama ishte ndër të parët politikanë europianë që doli kundër Trump. “Fitorja e Donald Trumpit do të jetë një kërcënim për vetë Amerikën, por edhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Mos e dhëntë Zoti që të zgjidhet President”, ka thënë ai.

Por pak muaj më vonë, Kryeministri u mundua të korrigjonte qëndrimin e tij pas fitores së Presidentit Trump, duke thënë se “ka qenë i prekur me deklaratat e Donald Trump për Kosovën dhe myslimanët, por sot Trump është zgjedhur nga sovrani për të udhëhequr SHBA-në. Respekti im dhe i popullit shqiptar për popullin amerikan, qeverinë dhe Presidentin amerikan, nuk vihet në pyetje”.

Por gushtin e kaluar, Kryeministri Rama i bëri thirrje, të enjten, shqiptarëve të Malit të Zi që të votojnë listën e përbashkët shqiptare, në zgjedhjet e përgjithshme të 30 gushtit. Ndërsa partive shqiptare, Rama i bëri thirrje që të bashkëpunojnë me Gjukanoviçin dhe jo me opozitën malazeze, e cila konsiderohet si e afërt me Serbinë e Rusinë. Rama bëri publike një videomesazh, në shqip, anglisht dhe serbisht, ku shprehu hapur mbështetjen e tij për Partinë Demokratike Socialiste të Milo Gjukanoviçit, ndërsa nuk përmendi fare partitë shqiptare. Rama bëri thirrje dhe në serbisht, duke thënë: “Me vendosmëri për Malin e Zi”, i cili është slogani i Gjukanovicit për fushatën zgjedhore.

Por, kreu i qeverisë shqiptare jo vetëm ka ndërhyrë në zgjedhjet e vendeve të tjera, por ka marrë edhe mbështetje nga personalitete të huaja, siç ka qenë dhe Presidenti turk Rexhep Tayp Erdogan. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, Erdogan i dha mbështetje Ramës në ato zgjedhje kur kërkonte mandatin e dytë qeverisës.

“Dua t’i uroj fat mikut tim të dashur, Kryeministrit Edi në përpjekjet e tij. Po ashtu, edhe Presidentit të zgjedhur. Personalisht jam për një solidaritet mes tyre. Zgjedhjet në Shqipëri do të shënojnë fillimin e një epoke të re dhe unë besoj se shqiptarët do të fuqizojnë të ardhmen e tyre”, është shprehur Erdogan pa e fshehur faktin se qëllimi i tij ishte mbrojtja e investimeve turke në Shqipëri dhe garancia që Edi Rama i jepte për këtë. “Investimet turke në Shqipëri kanë arritur në nivele shumë serioze, rreth 3 miliardë euro investime. Nuk e di sa investime keni marrë nga BE-ja, por investimet tona nuk do të ndalen. Në Shqipëri ne kemi një rreze të gjerë investimesh dhe pak ditë më parë disa biznesmenë biseduan me mua për perspektivën e investimeve në Shqipëri pas zgjedhjeve”, theksonte Erdogani në 2017.

Panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here