Këtu tha se do të sjellë qindra afganë/ Rama fillon propagandën në mediat e huaja: Do të marrim 1000 refugjatë në javë

0
142

Në datën 15 gusht kur Edi Rama shkroi për herë të parë për ardhjen e afganëve që po ikin nga regjimi i sapo rikthyer i talebanëve në Afganistan, pasi lëshoi rrufe dhe një fjalor denigrues për ata që i kishin kërkuar transparencë të këtij operacioni, deklaronte se po, kishte një marrëveshje se në vendin tonë do të strehoeshin “disa qindra” afganë.

Që atëherë, një kaos i vërtetë e ka përfshirë këtë çështje. Lajme kondradiktore vijnë për numrin e saktë të afganëve që do vijnë në Shqipëri, apo për kohën dhe vendin e strehimit të tyre.

Gjithsesi si shifër zyrtare të numrit të tyre kemi pasur deri më tani, vetëm atë që ka thënë vetë Edi Rama, “disa qindra”.

Por në një prononcim të fundit që ai ka dhënë për median spanjolle, “El Periodico”, ai ka dhënë një shifër tjetër e cila është shumë larg deklarimit të 15 gushtit.

Rama ka deklaruar për gazetarin spanjoll se vetëm brenda kësaj jave që jemi, në Shqipëri do të mbërrijnë RRETH 1000 afganë.

Nuk dihet ende nëse ky do të jetë numri përfundimtar, por me mënyrën okulte se si po e trajton këtë çështje kryeministri i cili refuzon që të bëjë transparencë për shqiptarët, por e lëshon gojën për mediat e huaja, surprizat nuk janë më çudi.

“Azilkërkuesit afganë do të fillojnë të mbërrijnë në Shqipëri këtë javë nëpërmjet fluturimeve të operuara nga SHBA. Në fillim brenda javës ata që do të vijnë janë rreth 1000. Ato janë kryesisht ‘aktiviste, gra, gazetare, edukatore dhe njerëz që kanë punuar për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara’”, tha Rama për median spanjolle “El Periodico”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here