Dëme të mëdha nga tërmetet e fundit, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

0
184

Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e goditura nga tërmeti i djeshëm.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar fondi prej 40 milionë eurosh që do të ofrohet në ndihmë të komunave të dëmtuara.

Kryeministri italian Matteo Renzi, në vizitën pranë banorëve të prekur nga tërmeti është shprehur: “Tërmeti po na vë në provë, por ne nuk do ju lemë vetëm, jemi më të fortë dhe do ja dalim. Do të kërkojmë nga Parlamenti të përshpejtojë miratimin e dekretit ndaj zonave të tërmetit, për të pasur burimet dhe instrumentet e duhura në përballimin sa më efikas të situatës.”

Renzi ka kundërshtuar strehimin e banorëve në tenda, ai u shpreh se është tëtor ndaj deri në rikonstruktimin apo ndërtimin e nevojshëm të banesave ata do të qëndrojnë në hotele.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here