Kylie zbulon çfarë mban brenda çantës, fansat shpërthejnë në kritika

0
135

Kylie Jenner ka publikuar në Youtube, një video me titull “What’s in my bag”, përmes së cilës zbuloi të gjitha produktet që nuk i mungojnë asnjëherë në çantë.

23 vjeçarja tregoi se produkti më i rëndësishëm që ajo ka çdo ditë me vete është një dezinfektes duarsh nga marka e saj, që nuk ka dalë akoma në treg.

Por, fansat e Kylie mbetën shumë të zhgënjyer. Sipas komenteve, ajo nuk është treguar shumë origjinale dhe se e kishte bërë të gjithë videon për të reklamuar produktet e saj nga Kylie Skin dhe Kylie Cosmetics.

“Unë mendova se kjo do të ishte diçka më realiste, por ajo thjesht po promovon veten ose familjen e saj”, shprehet dikush tjetër.

“Në 8 minuta ka reklamuar vetëm produktet e veta”.

“Ka krijuar produkte të panevojshme”, shkruan një tjetër koment.

“Është çmenduri. Gjithçka është” Kylie kjo, Kylie ajo”, “blini gjërat më bëni mua të pasur”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here