Kushi i dorëzon Gjerdanin e Artë Ferit Ketës: Krenare për kampionin, frymëzim për talentet e reja

0
97

Kushi i dorëzon Gjerdanin e Artë  Ferit Ketës: Krenare për kampionin, frymëzim për talentet e reja shqiptare

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka marrë pjesë në eventin e madh ndërkombëtar sportiv “Duel në Themel”, të organizuar nga vëllezërit Keta dhe Bashkia Rrogozhinë në një atmosferë fantastike në Kalanë e Bashtovës.

Në një status në rrjete sociale Ministrja Kushi shprehet se sporti bashkon popujt e njerëzit, si dhe nxit paqen, e solidaritetin, por ka edhe fuqinë të ngrejë lart emrin dhe flamurin e një kombi.

“Krenare për Ferit Ketën, i cili fitoi gjerdanin e artë botëror në IKBF ndaj holandezit Blokland, duke frymëzuar talentet e reja shqiptare, e duke provuar se me vullnet, sakrificë, e sidomos duke ruajtur vlerat më të mira njerëzore, mund të ngjitesh lart në majat e suksesit” – shkruan Kushi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here