Zjarrvënia, 4 të arrestuar në 24 orë, ja situata në vend

0
81

Shqipëria vijon të jetë nën pushtetin e zjarreve për më shumë se tre jave. 4 persona janë arrestuar gjate 24 oreve per zjarrvenie. Gjatë orëve të fundit situata nga zjarret është përkeqësuar, ku sipas raportimeve zyrtare problem mbeten disa vatra zjarri në veri të vendit, Lezhë, Kukës dhe Pukë. Në këto zona, zjarret po përhapen me shpejtësi të mëdha, duke shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh e kullotash.

Për më shumë se tre javë vendi ynë ndodhet nën pushtetin e zjarreve, të cilët janë duke shkrumbuar mijëra sipërfaqe me pyje, kullota e dru frutorë nga veriu në jug.

Gjatë ditës së sotme janë vënë në pranga disa persona për zjarr vënie.

Rahman Dedaj nga Dushku i Lushnjës, u vu në pranga pasi duke djegur me zjarr disa ferra, i ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe me ullinj në vendin e quajtur ‘Kodrat e Kalipasë’.

Gjithashtu, po në Lushnjë, u procedua në gjendje të lirë për shkak të moshës 15-vjeçar, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë duke djegur disa mbeturina ku zjarri ka rrezikuar që të përhapej në pronat e fshatit Golem.

Në Krujë për akuzën e zjarr vënies është vënë në pranga 57-vjeçari Ramiz Stafasani pasi aksidentalisht ka shkaktuar zjarr në vendin e quajtur ‘Kodra e Teqes’, Borizanë, Krujë, duke djegur disa pemë frutore.

Ndërkohë në Kavajë, u arrestua 44-vjeçari Artan Sina pasi ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke dhe ka dëmtuar pjesërisht magazinën me prodhime bujqësore të një shtetasi tjetër.

Situata e zjarreve në vend

Pas situatës së vështirë në jug të vendit, disa zona në veri duket se janë shndërruar tashmë në epiqendër të zjarreve.

Situata më e vështirë paraqitet në Malin e Tërbunit në Pukë, ku janë duke punuar mbi 50 forca të ushtrisë dhe zjarrfikëse për vënien nën kontroll të flakëve. Në fshatin Flet të Fushë Arrëzit janë mbi 100 forca të ushtrisë që po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që situata është e vështirë pasi ndërhyrja nga ajri është ndërprerë.

Situata më dramatike paraqitet në zonën e Lezhës, në fshatin Patalej, ku për shkak të erës zjarri është përhapur me shpejtësi duke përfshirë fshatrat Lalm dhe Katund në Kolsh. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të mëdha me pyje, shkurre e pemë, ndërkohë që për shuarjen e tij janë angazhuar dhjetëra forca të ushtrisë e zjarrfikëse. Deri më tani nuk raportohet për rrezik të banesave.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha në fshatin Thirrë të Fanit si pasojë e erës, ku deri më tani raportohet të jenë djegur mbi 350 hektarë me kullota, pyje e pemë. Ndërkohë, kjo vatër zjarri është totalisht jashtë kontrollit. Vatra e zjarrit në ‘Majën e Rrunës’, Laku i Mollave dhe Laku  i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga toka dhe ajri me helikopter.

Zjarri në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishtë bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar dhe ka dalë jashtë kontrollit duke u afruar në masivin me pisha në territorin e bashkisë Klos. Zjarri po përhapet në zonë pyjore, por me intensitet mesatar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here