Këngëtarja i kthehet keq Edi Ramës: ‘Të dhashë edhe votën, por më the…’

0
145

Këngëtarja e muzikës popullore, Blerina Balili ka folur së fundmi për vështirësitë që ka kaluar gjatë kohës së pandemisë.

Gjatë një interviste për “Ora verore”, artistja zbuloi se ishte shumë e zhgënjyer nga qeveria për mënyrën e menaxhimit të situatës që po kalonin të gjithë e sidomos artistët.

Ajo tregoi se pas shumë vitesh jetesë në Greqi, ishte rikthyer në Shqipëri në 2008 dhe këtë vit ishte hera e parë që kishte votuar.

Ndër të tjera, ajo u shpreh shumë e penduar që ia kishte dhënë votën Edi Ramës, pasi kërkesën e saj për ndihmë, kreu i qeverisë e kishte refuzuar.

 

“Puna është se ne na ka dëmtuar jashtë mase korona dhe shoku Edi Rama, nuk na u përgjigje. Na u përgjigje shumë ashpër kur të kërkuam. Dhe ne si gjithë të tjerët na the: ‘rrini në shtëpi’. Po kemi edhe ne halle dhe familje, a kupton? Siç ke dhe ti zotëri.

Edhe ju keni të na jepni neve, popullit, partisë, jo t’ju japim ne juve. Përderisa unë paguaj taksat edhe çdo gjë muaj për muaj, jam brenda rregullave zotëri që duhet të paguash, sepse mora një refuzim shumë të madh. Të tipit, Edi Rama që unë të dhashë edhe votën. S’kisha votuar kurrë. Të tipit që ‘ju këngëtarët, muzikantët keni të na jepni, jo t’ju japim’.

Të paktën të përgjigjesh për nevojat e popullit, jo për disa po, e disa jo, sepse familjarë e hallexhinj jemi të gjithë. Të gjitha kanë frikë, por nuk duhet të kenë. Të ngrihen si çdo popull për nevojat e tij dhe të flasë. Jo të ngrihem vetëm unë një. Por kanë frikë dhe nuk e kuptoj pse, arsyen. Se gojën për çfarë e ke, lirinë për çfarë e ke?! Mua s’ka ç’të më bëjë. Ç’ishte për të bërë, e bëri dëmin,”- u shpreh Blerina.

 

Këngëtarja foli edhe për jetën private. Ajo tregoi se është bërë nënë për herë të parë në një moshë shumë të vogël, vetëm 15 vjeç.

“Kam dy fëmijë, dy djem. Të madhin e kam të martuar, më ka bërë gjyshe. Kam një nip shumë të bukur. Jam 41 vjeç rrumbullak dhe nuk më vjen turp ta them. Unë e them moshën, nuk e kam problem fare. Zoti t’i jep rrudhat, të jep dhe pleqërinë, rininë, bukurinë, mëson njeriu nga këto gjëra në jetë.

Jam martuar që fëmijë, ashtu ikëm dhe në Greqi. Ishim të detyruar. I linda dhe rrita andej fëmijët. Erdha shumë vonë në Shqipëri. Kam ikur 18 vjeç në Greqi dhe jam kthyer 28. Jam bërë nënë që 15 vjeç dhe gjyshe për herë të parë u bëra 40 vjeç,”- tha këngëtarja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here