Gjykata lë në burg policin e Kavajës, zbardhet përgjimi i ti me të kërkuarin

0
134

Gjykata e Kavajës ka lënë në burg pa afat ish-efektin e njësisë Shqiponja në Tiranë 30-vjeçarin Engrid Hënajn, i cili u arrestua disa dite me pare.
Ai u akuzua për shpërdorim detyre, pasi, sipas hetimeve te prokurorisë, rezultoi se ka informuar të kërkuarin Fation Lila, I cili ishte në kërkim për vjedhjen e disa banesave në Golem.

Para trupit gjykues oficeri Hënaj nuk ka pranuar të flasë, duke lënë avokatin tij të njihet më pare me aktet e akuzës. Emri i 30-vjeçarit doli nga përgjimet, ku ish-efektivi informonte të kërkuarin Lila se ishte në sistemin e kërkimit policor.

Sipas hetimeve, Hënaj gjatë bisedës telefonike i rekomandonte mikut të tij që të gjente sa më parë prokurorin e çështjes, pasi rrezikonte burgun.

Fation Lila u arrestua në gusht nga policia e Kavajës. Gjatë kqyrjes së telefonit të tij, u zbulua se kishte komunikime me efektivin e policisë, i cili u arrestua të premten nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme, në Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here