”Mirësevjen”, Armando Broja prezantohet tek Southampton: Ndihem i lumtur, është mundësi shumë e mirë

0
89

Armando Broja është prezantuar zyrtarisht tek Southampton. Mes Italisë dhe Anglisë, Broja duket i vendosur të mbetet në Premier League edhe pse ëndrra e tij është të jetë sulmuesi i Chelsea-s.

Gjithsesi ai shprehet i lumtur që ndodhet në Southampton pasi për të është mundësi shumë e mirë.

Broja do të përpiqet të bëjë një sezon të sukseshëm tek Southampton ndërkohë që tek Chelsea nuk kishte më hapësira për të pasi aty zbarkon Romelu Lukaku i cili i kushtoi londinezëve plot 115 milion euro.

Ndërkohë ky transferim është lajm shumë i mirë për Shqipërinë pasi tashmë kuqezinjtë do të kenë në dispozicion një bomber i cili luan në Premier League, kampionatin e cilësuar si më i forti në botë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here