“Në datën 22 do të nxirren nga banesat 12 familje”, banori i “5 majit”: Maznikut me biftek 1 mijë euro

0
77

Njëri prej banorëve të “5 maji” pretendon se në datën 22 shkurt do të shemben 12 banesa dhe do të nxirren me dhunë nga banesa.

Për “Fax News”, ai tregoi se nuk kanë marrë asnjë përgjigje zyrtare nga institucionet lidhur me kompensimin e shembjes së banesave dhe shpronësimin e tyre.

Ai akuzoi n/kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Ardian Maznikun se i mashtroi pas takimit të fundit të dy banoreve të “5 majit” Lorena Nikolla dhe Liza Markut me kryeministrin Edi Rama dhe vetë Maznikun.

Ai shtoi se n/kryetarit të bashkisë së kryeqytetit i mjafton 1 mijë euro biftek në Dubai.

Reagim zyrtar nuk ka pasur nga asnjë institucion. Reagimi ka ardhur vetëm nga shoqëria civile që nuk preken nga këto interesa, na kanë dërguar mesazhe solidariteti. Më datë 22 janë rreth 12 familje të tjera që do të nxirren me dhunë.

Janë mbi 5-6 veta për familje që duan t’i nxjerrin në rrugë të madhe. Sot mendoj që ura e Paskuqanit do të jetë një tjetër zë i rëndësishëm.

Nëse nënë Lizës i ka thënë do t’i bëjë shtëpinë të na thotë ku do t’ia bëjë shtëpinë por nuk i kanë dhënë asnjë letër. Mazniku nuk e vret mendjen mjafton të ketë një biftek në Dubai, 1 mijë euro pjata.

Nëna Liza nuk është nga asgjë nga taksat e shqiptarëve , por kërkon aq sa i takon. Përse nuk ja japin me shkrim kaq metra është shtëpia deri tek ndërtimet e reja. Këta nuk kanë nxjerre leje as për pallatet që kanë filluar të ndërtohen.

Këtu nuk ka konflikt me pronarët të tokës, por është derdhur mund dhe djersë për të ndërtuar shtëpitë këtu. Mazniku na ka mashtruar”, bëri me dije njëri prej banorëve të “5 majit”.

Pasditen e sotme në orën 17:00 do të zhvillohet protesta e radhës kundër shembjes së shtëpive në “5 maj”, “Paskuqan”, etj.

Protesta e fundit u zhvillua në Medrese ditën e shtunë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here