Aksident i rëndë në Gjermani/ Kamioni godet autobusin, një i vdekur dhe 13 të tjerë të plagosur

0
120

Një person humbi jetën dhe 13 të tjerë pësuan lëndime si pasojë e një kamioni i cili u përplas me një autobus në Gjermaninë qendrore.

Viktima që vdiq si pasojë e aksidentit në Langenhagen, një qytet pranë Hanoverit, ishte një grua 29-vjeçare, raportoi agjencia e lajmeve “dpa”.

Të dy shoferët pësuan lëndime, së bashku me disa pasagjerë të autobusit.

Tre persona vuanin nga lëndimet e rënda, mes tyre një djalë katërvjeçar.

Aksidenti ndodhi të hënën në mbrëmje në një kryqëzim rruge në Langenhagen ku semaforët ishin fikur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here