Zvicra zgjedh zyrtarisht pasuesin e Petkovic, në stol një ish-futbollist i kombëtares helvete

0
243

Tashmë është zyrtare, Murat Jakin është trajneri i ri i përfaqësueses së Zvicrës, i cili pason Vladimir Petkoviçin e larguar pas Eruopianit. Ish-mbrojtësi 46-vjeçar nënshkroi mëngjesin e sotëm kontratën e tij.

Ai do të jetë i lidhur deri në fund të kualifikueseve për Botërorin 2022, me opsion rinovimi, në qoftë se gjërat shkojnë mirë. Vlen të theksohet fakti se si kandidat për të marrë drejtimin e Zvicrës u përfol edhe trajneri aktual i Kosovës, Bernard Shaland.

Jakin së fundmi ishte trajner i Shafahusenit në Ligën e Dytë të Zvicrës, teksa tashmë do të drejtojë ekipin kombëtar. Ky padyshim është momenti më kulminant si trajner për 46-vjeçarin me origjinë turke, i lindur në Bazel, i cili ka luajtur për Zvicrën.

 

 

Si futbollist, Jakin regjistroi 49 paraqitje me fanellën helvete duke shënuar 4 gola.  Ndërkohë për sa i përket karrierës si trajner, përveç Shafhasuen, ai ka drejtuar shumë skuadra si Thun, Luzern, Bazel, Spartak Moskë, Grasshopers, Sion, etj…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here