Shkrumbohet me benzinë makina e të riut në Fushë Krujë, zbardhet dëshmia e vëllait: Disa kohë më parë na dogjën edhe…

0
87

Një makinë tip “Reno” i është vënë flaka me benzinë në Fushë Krujë, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar. Gazetari Juli Shota sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa raporton se mjeti është në pronësi të 28-vjeçarit Besmir Buci, nga fshati Halil.

Vëllai i besmirit, Krenari, deklaron se nuk kanë konflikte e probleme me njeri dhe kërkojnë nga shteti që të marrë masa, të identifikojë dhe të vërë para përgjegjësisë autorët.

Sipas tij, para disa kohësh ju vu flaka dhe makinës së dajës së tyre, Bashkim Voga, dhe autorët e asaj ngjarjeje nuk u zbuluan. Ngjarja ka ndodhur pak metra larg qendrës së fshatit, ndërsa nuk është bërë publike nga Policia e Qarkut Durrës.

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here