Kërcënohet me jetë Papa Françesku, merr tre plumba në zarf. Hetuesit mendojnë se…

0
121

Policia italiane ka nisur hetimet  pas kërcënimit që i është bërë Papa Françeskut.

Autoritet italiane  në Milano kanë deklaruar se atij i është dërguar një  zarf me tre plumba.

Në zarf shkuhej “Papës, Vatikanit, Sheshit të Shën Pjetrit” dhe mësohet se ka ardhur nga Franca. Shënimi  ishte shkruar me stilolaps në një mënyrë të palexueshme dhe i drejtohej drejtpërdrejt papës.

Zarfi, sipas asaj që është mësuar, përmbante tre fishekë të tipit Flobert, të kalibrit 9 milimetra.

Sipas mediave italiane dërguesi  tashmë është identifikuar.

Nga ajo që është mësuar nga burimet hetimore deri më tani ky person nuk është i panjohur për policinë pasi ai i ka dërguar letra Vatikanit edhe në të kaluarën.

Për momentin hetuesit janë të përqendruar në vendndodhjen e tij nëse ai ndodhet në Francë apo në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here