Vijon trafiku i rënduar në aksin Vorë-Fushë-Krujë, vargu i makinave me kilometra

0
107

Vijon prej afro dy muajsh trafiku i rënduar në aksin Vorë-Fushë-Krujë dhe anasjelltas. Gazetari Julian Shota raportoi për “BalkanWeb” se vargu i makinave i kalon 30 km, teksa më problematikë paraqitet situata me trafikun në korsinë nga Vora, Rinasi deri në Thumanë.

Shkak është numri i madh i mjeteve që përshkojnë këtë aks dhe hyrja në  superstradën Fushë-Krujë-Thumanë, e cila është vetëm me dy korsi, një vajtje e një ardhje dhe e ka të pamundur të përballojë fluksin e makinave që lëvizin nga veriu në drejtim të Shqipërisë së Mesme dhe anasjelltas.

Në të gjithë këtë aks ka vetëm një patrullë policie për të disiplinuar trafikun.

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here