Gazetari gjerman i BILD tallet keq me Ramën: Tentoi të nisë negociatat dje me Lukashenkon, e pabesueshme!

0
117

Pasi u mësua se Edi Rama mund të negociojë krizën politike në Bjellorusi si kryesues i OSBE-së, ku ndër të tjera mund të jetë në tryezë edhe me presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko, ka reaguar gazetari i BILD që shkroi për vjedhjen e votave në vendin tonë, Peter Tiede.

Përmes një reagimi në “Facebook”, gazetari që lëshoi alarmin për vjedhjen e votave në Shqipëri në vitin 2017, shkruan se është totalisht e pabesueshme që Edi Rama dëshiron të negociojë në krizën bjelloruse, ku përballë të ketë Lukashenkon.

“Pa shaka: Edi Rama tentoi të nisë negociata me Lukashenkon dje. Për OSBE-në. E pabesueshme”, shkruan gazetari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here