Berisha: Shqipëria nuk është vend protektorat si Bosnja dhe Kosova, të huajt nuk kanë të drejtë të zgjedhin prokurorë e gjyqtarë

0
112

Propozimi i ri i ndërkombëtarëve për institucionet e vetingut ka përplasur në Kuvend ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj. Deputeti demokrat, Sali Berisha, ka ritheksuar se ndërkombëtarët nuk kanë të drejte të zgjedhin prokurorë e gjyqtarë, pasi Shqipëria nuk është vend protektorat si Bosnja dhe Kosova. Ndërsa Fatmir Xhafaj i është përgjigjur se PD ka frikë nga Byroja Kombëtare dhe Prokuroria Speciale, prandaj nuk i do ndërkombëtarët në procesin e vetingut. “Emërimin nuk e pranojmë. Emërimin ua kanë bërë protektorateve. Ua kanë bërë 2 vendeve, e ka Bosnja dhe Kosova.Qeveria e Ismail Qemalit, emëroi gjykatësin. OKB të ndihmon të ndërtosh shtetin. Ju qenkeni pro amerikanëve ne jemi qesharakë. Ne udhëhiqemi nga një sens mirënjohje, por besojmë se po japim edhe ne kontributin tonë”, u shpreh Berisha. Ish-kryeministri akuzoi Xhafajn dhe ekspertët e nivelit të lartë, se morën para për të bërë ndryshimet kushtetuese. “Rama ngriti të famshmin komision të ekspertëve të nivelit të lartë, me në krye kryetarin e partisë komuniste të drejtësisë. I bëj thirrje Llallës të hapë çështje ndaj Xhafajt. Ky grup pasi mori një valixhe me lekë, bëri ndryshimet. Mendove dhe për kunatin ti. I shpreh mirënjohje më të thellë grupit të opozitës, të cilët bënë një punë serioze të jashtëzakonshme. ‘Venecia’ ua nxori lakrat. Arben Raki është një kriminel i njohur. Shkoni në Elbasan dhe shihni sa mizor ka qenë. Ju flisni këtu çdo kasetë që ju jep Edi Rama, por do vijë dita. Nuk mund të godisni opozitën. Ju thoni ‘fluturon-fluturon gomari çdo ditë, se kështu ju thotë Edi Rama’”, tha Berisha. Ai theksoi se PD është pro rolit vëzhgues të ndërkombëtarëve dhe jo të vendimmarrjes. “A jemi ne kundër rolit të vëzhgueseve? Jo. jemi pro mbikëqyrjes së ‘Vetingut’ nga ndërkombëtarët, por jo dhënie sovraniteti. Pse? Mendoni për një moment që shqiptarët ti bëjnë letër Angela Merkel, që të jemi landi i 17-18. Gjermanët do thonë rrini aty e ndërtojeni aty demokracinë. Po pse ata do ndërhyjnë të emërojnë gjyqtarët e prokurorët? ‘Vetingun’ ia kam vlerësuar ndërkombëtarëve”, tha Berisha.

 

Përgjigjet Fatmir Xhafaj

Kreu i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, i indinjuar nga fjalimi i Sali Berishës në Kuvend, ka reaguar duke u shprehur se PD ka probleme me vetingun dhe Byronë e Hetimit. pasi ka frikë sipas tij nga hetimet. Xhafaj vlerësoi punën e Komisionit të Venecias dhe të ekspertëve, ndërsa tha se në PD ka të pandershëm dhe prandaj i tremben rolit të ndërkombëtarëve. “Sa më shumë njerëzit rriten në moshë, bëhen më njerëzorë. Por kur e dëgjoj zotërinë që flet këtu, nuk më asnjë emocion, jo vetëm se koha e tij thjesht ka mbaruar, por me sa shoh edhe mendja e tij ka mbaruar. Do doja të ishte këtu se i kam përgatitur një surprizë, po do jetë herë tjetër. Unë jam i nderuar që kam punuar me grupin e ekspertëve. Edhe vetë Komisioni i Venecias që ju e përmendni më shpesh është i nderuar me punën me ekspertët. Për këta ekspertë që ju mundoheni t’i bëni pis, i vlerësojnë të gjithë, edhe ai Komisioni i Venecias që ju përmendni. Ju keni hallin e vetingut, dhe pastrimin e prokurorisë dhe gjykatës nga të korruptuarit dhe të paaftët. Problemi i dytë është se jeni të ndershëm, e keni problemin dhe prokurorinë speciale dhe BKH”, tha Xhafaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here