Dënohet pas 5 vitesh shqiptari, u kap në Britani në një fermë kanabisi me vlerë 440 mijë paund…

0
79

Pas 5 vitesh, autoritetet britanike kanë dënuar një shqiptar, i cili u kap në një fermë kanabisi në një fshat të quajtur Llandrinio.

Bëhet fjalë për shtetasin Endrit Rusta 32 vjeç, hetimet për të cilin kanë zgjatur që nga vitit 2016 dhe deri tani, raportojnë mediat vendase.

Sipas autoriteteve të drejtësisë, droga e kapur në fermën që kujdesej 32-vjeçari kapte shifrën e 440 mijë paundëve.

Rusta tha para tokave të zeza se në atë kohë nuk ishte lejuar të punonte dhe nuk kishte para. Më pas ai deklaroi se iu ofruan punë në kopshtari nga një njeri i quajtur Luciano, i cili e paguante  100 paund.

“Ai më kërkoi të shkoja atje për disa orë për të kontrolluar zonën dhe për t’u siguruar që dyert dhe dritaret ishin të mbyllura. Pasi shkova tre herë e kuptova se aty ë ishte mbjellë drogë” tha Rusta.

Avokati i shqiptarit  u shpreh se i pandehuri ishte penduar për veprimet e tij dhe se nuk kishte prova të mjaftueshme për të treguar se ai luajti një rol të rëndësishëm.

Gjykatësi nuk pranoi pretendimet e palës mbrojtëse, duke e dënuar shqiptarin me 18 muaj burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here