Greva për lejet e qëndrimit trondit qeverinë e Belgjikës, emigrantët në prag të vdekjes

0
105

Belgjika është në prag kolapsi për shkak të emigranëve të paligjshëm që janë prej muajsh në grevë. Ata refuzojnë çdo gjë derisa t’u jepet e drejta e qëndrimit. 

Qindra emigrantë të paligjshëm në Bruksel kanë përshkallëzuar grevën e  urisë te nisur prej dy muajsh. Ata protestojnë për të drejtën e lejeve të qëndrimit.

Janë rreth 400 persona, të cilët kanë refuzuar ushqimin, përfshi edhe ujin, duke e vendosur veten kështu në prag të vdekjes. Mediat botërore i shfaqën grevistët me gojë të qepura.

Ndërkohë autoritetet belge nuk kanë reaguar ndaj kësaj gjendjeje të mjerueshme që mund ta çojë qeverinë deri në kolaps.

Kryeministri Alexander de Croo ka refuzuar të bëjë ndonjë përjashtim nga procedurat normale të azilit, përfshirë këtu dhe emigrantët grevistë.

Sipas disa partive politike të vendit, ai është i papërkulur përpara ligjit në fuqi.

Aleatët qeveritare kanë kërcënuar me largim nga koalicioni nëse ndonjë nga personat në grevë mund të vdesë.

Emigrantët janë kryesisht nga Azia e Jugut dhe Afrika e Veriut, dhe disa kanë qenë në Belgjikë për më shumë se një dekadë.

Megjithëse kanë arritur të sigurojnë jetesën, ata kanë vuajtur në mënyrë të padrejtë.

Bllokimet e koronavirusit kanë detyruar biznese të mbyllen dhe emigrantët që punojnë në këto sipërmarrje kanë humbur punën.

Për pasojë nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë taksat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here