Vrau turkun, arrestohet pas 2 vitesh shqiptari/ “Më pa shtrembër”

0
89

Gati dy vjet nga sulmi fatal përpara një restoranti në Gjermani, 36 vjeçari shqiptar Mariglen M, u arrit të arrestohej në Spanjë e tani pritet të dalë përpara gjykatës.

Arsyeja që ai ka dhënë për vrasjen e 24 vjeçarit turk Emrah K. gushtin e 2019, i befasoi efektivët e policisë. Shqiptari tha se turku e kishte parë shtrembër. Prej aty, mes tyre kishte nisur një sherr verbal. 36 vjeçari ka qëlluar një herë me pistoletë në shenjë paralajmërimi, e plumbi i tij plagosi lehtë një person tjetër në pub, shkruan Tch.

24 vjeçari turk, që ishte bashkëpronar i lokalit, u largua dhe u kthye me një pistoletë ajri, por Mariglen M. shtiu mbi të, duke e qëlluar këtë radhë në zemër. Shqiptari rrëfeu se kishte jetuar në Gjermani për rreth 9 vjet me dokumente të falsifikuara.

Ai pretendon se atë natë ka qenë nën ndikimin e alkoolit e kokainës, dhe nuk kishte pasur në plan ta vriste turkun, por thotë se u ndje i kërcënuar prej tij. Edhe pse të dy ata kishin lidhje me bandat e drogës, sfondi kriminal nuk ka pasur asnjë rol në ngjarjen e rëndë, e cila duket te ketë qenë vërtet pasojë e një sherri banal momenti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here