Meta takim me përfaqësues të arbëreshëve: Të promovohet dhe të mbrohet kultura shqipe

0
126

Presidenti i vendit Ilir Meta ka takuar përfaqësues të komunitetit arbëresh në Itali.

Meta thekson se duhet që të promovohet dhe të mbrohet kultura arbëreshe.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Emocion dhe si përherë kënaqësi të takohem me përfaqësues të komunitetit shumë të dashur Arbëresh. E ngrohtë dhe vëllazërore ishte dhe biseda me Kryetarin e Komunës Arbëreshe San Cosmo Albanese, Kalabri, Damiano Baffa.

Vlerësova kontributin e jashtëzakonshëm të Arbëreshëve në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të figurës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe theksova nevojën për të mos i ndalur përpjekjet për ripërtëritjen dhe fuqizimin e lidhjeve tona, veçanërisht mes brezave të rinj, në të dy anët e Adriatikut.

Trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore Arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë, meriton të mbrohet e promovohet dhe gjuha Arbëreshe, që flitet prej shekujsh e trashëgohet brez pas brezi, të vazhdojë të jetojë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here