Spanja kërkon ekstradimin, Drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit del sot para gjykatës

0
108

Gjykata e Kurbinit do të japë sot masën e sigurisë për Alfred Prodanin, Drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit.

Alfred Prodani është arrestuar për llogari të Spanjës, ndërsa mësohet se prokurori Bardhyl Shehu do të kërkojë në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditor, kohë kjo që do i lihet në dispozicion autoriteteve spanjolle për të sjellë në Shqipëri kërkesën e ekstradimit.

Sipas mandat arrestit të lëshuar në 2013 nga gjykata e Corunës, dhe të mbërritur pak ditë më parë në prokurorinë e Laçit, zyrtari i administratës shtetërore, rezulton i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në disa vjedhje me dhunë, të banesave në Spanjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here