Premier League nuk bën për shqiptarët, pas Granit Xhakës edhe Xherdan Shaqiri drejt Serisë A

0
79

Në orët e fundit një thashethem është rikthyer nga Anglia: “Lazio e ka seriozisht për Xherdan Shaqirin”.

Futbollisti, një nga protagonistët e Zvicrës në kampionatin e fundit evropian, është një dëshirë e hershme e drejtorit sportiv, Igli Tare. Fillimisht shqiptari ka biseduar me trajnerin Maurizio Sarri dhe ky i fundit dha miratimin për të nisur negociatat me futbollistin.

Sipas asaj që është mësuar, Lazio i ka ofruar Liverpool 10 milionë euro plus dy bonuset. Liverpool nuk është i gatshëm ta shesë lojtarin më pak se 15 milionë.Lojtari po shijon pushimet pas lodhjes në Europian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here